Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi do të ndikohet nga masa ajrore me origjinë jugperëndimore.
Kështu do të ketë orë me diell e hera-herës kalime vranësirash deri mesatare.
Në pjesën veriperëndimore përkohësisht në mesditë parashikohet shi i dobët lokal.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndimor e lehtë e përkohësisht mesatare në brigjet detare.
Valëzimi parashikohet i ulët.
Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 15/23 re diell shi
Kukës 11/23 re diell
Lezhë 15/24 re diell shi
Dibër 10/22 re diell
Durrës 15/24 re diell
Tiranë 14/25 re diell
Elbasan 14/26 re diell
Berat 13/25 re diell
Vlorë 15/24 re diell
Korçë 10/21 re diell
Gjirokastër 11/26 re diell
Sarandë 15/24 re diell.
