Skip to content

Parcelat e kanabisit ”pezullojnë” shefin e parë të policisë në vend (Emri+detaje)

Fax News mëson se është pezulluar nga detyra shefi i komisariatit të Policisë në Gjirokastër, Besnik Lika.

Kjo për shkak se ai dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, dhe ka lejuar kultivimin e bimëve të kanabisir në disa zona të ndryshme të territorit.

Vetëm disa ditë më parë Fax News raportoi se efektivë të Tiranës kishin mbërritur në Gjirokatër dhe kishin asgjesuar rreth 2 mijë rrënjë kanabis sativa. Ndërkohë që i njëjti fenomen kishte ndodhur në Përmet, duke e çuar numrin total të bimëve të asgjesura në 3 mijë.

Kujtojmë se në lidhje me aksionin ku u asgjësuan rreth 3 mijë bimë kanabis, policia lokale u la jashtë totalisht, dhe nuk pati asnjë njoftim në lidhje me autorët apo pronarët e parcelave.

Asgjësimi i 3000 bimëve cannabis sativa në Gjirokastër, policia fsheh ngajrjen/ Forcat policore nga Tirana zbarkojnë në DVP e qytetit

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb