Parlamenti grek me shumicë votash ka miratuar projekt-ligjin për zgjerim me 12 milje në detin Jon.

284 deputetë votuan pro projekt-ligjit që tashmë i jep Greqisë 13 mijë metra katrorë territor më shumë, ose një zgjerim em rreth 10% të totalit që ka.

Pikërisht zgjerimi i ujërave detare në Jon bashkoi dy partitë më me peshë në Greqi, Demokracinë e Re që përbën mazhorancën dhe Syriza e opozitës drejtuar nga Tsipras dhe thuajse gjithë deputetët që ndodhen në parlamentin grek, pasi nga 300 vende, 284 ishin vota pro.

Ky është vetëm hapi i parë i Greqisë, pasi tashmë mbetet çështja e zgjerimit të ujërave territorialë me Shqipërinë që do të zgjidhet me një dakordësi paraprake për ta çuar çështjen në një Gjykatë Ndërkombëtare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko