Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ditën e enjte.

Lajmi bëhet i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i cili në një njoftim bën me dije se mbledhja do të zhvillohet në datën 2 shtator në orën 10, në Pallatin e Kongreseve.

Më tej Balla njofton se rendi i ditës do të bëhet publik ditën e nesërme.

Mesazhi i kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla

Të nderuar anëtarë të AK!

Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë.

Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër.

Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re