Skip to content

Pas bojkotit në Komision, flet Blerina Gjylameti: Kryetari Alibeaj po shkel ligjin, rrezikohet veprimtaria hetimore. Ja kërkesat tona…

Pas bojkotit të Komisionit Hetimor, anëtarja e PS, Blerina Gjylameti ka shpërthyer me akuza të forta ndaj kryetarit Enkelejd Alibeaj për të cilin tha se po shkel ligjin duke vendosur në rrezik veprimtarinë hetimore.

Në dalje nga Kryesia e Kuvendit, Gjylameti theksoi 3 kërkesat e PS: Të votohet rendi i ditës, të zgjidhjet sekretari dhe më pas të miratohet edhe rregullorja e brendshme e këtij Komisioni Hetimor.

Blerina Gjylameti:

“Kuvendi nuk mund do të kthehet në seli partiake. Kryetari shkel rregulloren e kuvendit. Ne kemi kërkuar të votojmë rendi i ditës, të zgjidhjet sekretari dhe më pas të miratohet edhe rregullorja e brendshme e këtij Komisioni Hetimor.

Ne bëmë kërkesë për pushim 5 minuta, jo vetëm që nuk u lejuam por kryetari Alibeaj vijoi në kundërshtim me ligjin paligjshmërinë në Komisionin Hetimor ku po rrezikohet veprimtaria e tij. Kryetari abuzon me procedurën që prek opinionin publik shqiptar, e kanë seriozisht hetimin këta? Apo e kanë si justifikim për humbjen e radhës. Marrim proceduat ligjore për shkelje kushtetuese të kryetari. Ne kemi vazhduar për të bërë thirrje për të rikthyer ligjshmërinë në Komisionin Hetimor. Duhet të vijmë zgjedhjen e sekretarit rregullimi i rregullores dhe plani për hetimin dhe më pas me marrjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve. Komisioni shkel rregulloren dhe nuk ka kod zgjedhje është e vetmja mënyrë që na lejon të hetojmë për ngritjen e këtij cështje. Jemi duke prit që kryetari të reflektojë.

Të gjithë e patë ca ndodhi në komision jo vetëm u shkel ligji po radhe kodi i sjelljes që do të thotë pas këtij momenti të kemi një reflektim dhe të zbatojmë ligjin të kemi transparencë dhe të kemi besimin e qytetarëve dhe institucioneve shqiptare.

/faxweb