Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lidhur marrëveshje edhe me dy aleatë të tjerë, një ditë pasi gjeti dakordësinë me kreun e PAA-së, Agron Duka.

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi dhe lideri i PDK-së, Nard Ndoka, do të jenë në listat e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Shehi dhe Ndoka do të jenë pjesë e listave për deputetë në qarqet Tiranë dhe në Shkodër.

LZHK-ja dhe PDK-ja, nga ana tjetër do të kenë edhe kandidatët e tyre në zona të tjera të Shqipërisë.

Dje Basha firmosi marrëveshjen edhe me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Ky i fundit do të jetë tashmë një nga tre emrat e parë të listës së koalicionit në qarkun e Durrësit, praktikisht tek pjesa fituese dhe në 12 qarqet e tjera të vendit, PAA-ja do të ketë kandidatë në çdo qark.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re