Ashtu siç ishte paralajmëruar, Sali Berisha ka njoftuar se ditën e martë (ora 18:00) do të zgjerojë foltoren e bisedimeve me demokratët në një tjetër qytet.

Lideri historik i PD-së, ka ftuar të gjithë demokratët në Fier që t’i bashkohen kauzës së tij në mënyrë që “PD të jetë më e bashkuar, më e fortë dhe më e hapur”.

Ish-Kryeministri Berisha ka nisur një tur takimesh me demokratet përreth Shqipërisë. Takimi i parë u mbajt në Tiranë, ku salla e takimit u mbush plot me mbështetës si dhe nuk munguan figura të njohura nga Partia Demokratike.

Berisha synon te mbaje një referendum për zgjedhjen e një kryetari të ri për PD-në, pasi sipas tij Lulzim Basha ka shkelur statutin me vendimin për të përjashtuar Berishën nga grupi i PD. Ish-lideri historik nuk e ka përjashtuar mundësinë që dhe ai vete të rikthehet përsëri në krye të “Selisë Blu”.

Njoftim nga Sali Berisha:

Diten e marte me daten 21 shtator 2021 do te mbahet ne Fier: “Foltorja per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Fierit te marrin pjese! Vetem te bashkuar fitojme! sb

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re