Presidenti i Republikës, Ilir Meta shkruan se Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë.

Në 553 vjetorin e vdekjes, Meta thekson se ai është pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, “shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë”, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Evropës së Bashkuar. Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!”- shkruan Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re