Kryeministrit Edi Rama mesa duket i djeg akoma humbja në qytetin e Tropojës, pasi PS-ja arriti të marrë vetëm 3094 vota kundrejt 6443 të Partisë Demokratike.
Gjatë një vizite në Durrës te një familje me origjinë nga Tropoja që është futur në shtëpi të re pasi tërmetit të nëntorit 2019, Kryeministri Edi Rama iu rikthye temës së zgjedhjeve të 25 prillit.
Rama deklaroi se për inat të tropojanëve që nuk i dhanë votën, ai do ta bëjë Tropojën lule. Më herët Kryeministri, te po e njëjta familje mori dhe rolin e protagonistit duke u ngritur dhe duke mbushur vetë gotat me raki, pasi të zotët e shtëpisë kishin harruar.
“Ata bashëqytetarët e juaj në Tropojë nuk na e dhanë votën, por ne do e bëjmë Tropojën lule, edhe më shumë inat tani që nuk na dhanë votën,” tha Rama.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
