Skip to content

Pasi u shfaq në krah të Berishës, Evi Kokalari takohet me kreun e shtetit (Çfarë po ndodh)

Evi Kokalari, e cila u shfaq krejt papritur në disa takime radhazi të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i shprehur mbështetje në foltoret që po organizon kundër Bashës, gjatë ditës së sotme është takuar dhe me presidentin e vendit Ilir Meta.

Ajo shprehet e lumtur me mikëpritjen që i ka bërë Meta, ndërsa thotë se së bashku kanë pasur një bisedë të këndshme.

“Më vjen shumë mirë që më në fund takova presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe për bisedën tuaj të sinqertë”, shkruan Kokalari, e cila sapo mbërriti në Shqioëri pati një takim dhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb