Pastori Akil Pano, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ka komentuar protestën e mbajtur në Tiranë dhe qytete të tjera, kundër abuzimeve seksuale.

Pano tha se protesta duke u zhveshur, si në rastin e vajzës në Sheshin Skënderbej, “është e pamoralshme” dhe nuk duhet të ndodhë. Pastori bëri kështu një leksion në televizion, duke “u mësuar” grave, se si duhet të protestojnë sipas tij, madje duke shkuar deri aty sa të sugjerojë se, “lakuriqësia mund të merret si ftesë”.

Ndërsa shkrimtarja Rita Petro, deklaroi se kjo formë proteste është efektive dhe tërheq vëmendjen. Ajo tha se më në fund, në Shqipëri po përdoren forma proteste si në vendet perëndimore.

Pastor Akil Pano: Protesta ishte për tu përshëndetur veçanërisht ajo në Shkodër.
Përdori mjet të gabuar, lakuriqësinë e saj [vajza në Sheshin Skënderbej].  Vajza ka shkelur ligjin sepse nudizmi dënohet me ligj. Nuk mund të nxjerrim dhunën përmes dhunës, vetëm nëpërmjet dashurisë mund ta nxjerrim urrejtjen jashtë. Ka disa kufi etikë, moral. Dështuam të krijojmë një komunitet moral. Për këtë kemi problem me incestin, përdhunimin…Lakuriqësia mund të merret edhe si një ftesë…”

Rita Petro: Më në fund edhe në Shqipëri mund të protestohet nudo.  Sloganet kanë ndryshuar, nuk janë më me moral. Provokimi mund të bëhet edhe i drejtpërdrejt. Për të arritur një qëllim, duhet të zgjojmë kureshtjen. Lakuriqësia nuk është turp. Trupi i femrës nuk është turp. U emocionova, mendova se është e guximshme.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re