Skip to content

Pastrimi i parave të mafias në kullat e Tiranës, reagon Meta: Institucionet të hetojnë!

Në Shqipëri ka shpërthyer një skandal i ri, me disa përgjime të antimafias italiane, ku njerëz të lidhur e mafian e Ndraghetas, flasin për afera korruptive në Shqipëri dhe marrjen e lejeve të ndërtimit në Tiranë.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili u shpreh se pastrimi i parave në Shqipëri, është një fakti i evidentuar nga institucionet ndërkombëtare dhe se duhet të ketë hetim edhe në Shqipëri për këtë gjë.

Pyetje: Në lidhje me mediat italiane lidhur me përgjimet ku përfshihen disa zyrtarë të lartë shqiptarë. mendoni se SPAK duhet të nisë hetimet.

Ilir Meta: Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona

LEXO EDHE:

Zbardhen përgjimet/ Mafia italiane e Ndraghetas në kontakte me njerëzit e Veliajt për ndërtim kullash në Tiranë