Subscribe

Partia Demokratike denoncoi ndërtimin e një kulle në hapësiren e ish hotel Vjosës në qëndër të Tiranës. Ish ministri Alibeaj dhe zedhenesja e selise blu, Ina Zhupa thane se kompania që ka marrë firmën për ndërtim “ Ana.sh.p.k” është e lidhur me Edmond Begon, i shume akuzuar nga opozita për lidhje me banden e Lushnjes dhe perfitimin e tenderave fale miqesise me Taulant Ballen.

Lejen e ndërtimit e ka fituar një kompani e cila quhet “Ana. sh.p.k “, kjo kompani ka administratore zonjën Mirela Zaraliu. Kjo zonjë për të gjithë ata që nuk e njohin ka qenë administratore dhe pronare e një firme tjetër “Romario sh.p.k”. “Romario sh.p.k” është në hetim nga prokuroria shqiptare sepse rezulton një firmë e Edmond Begos. Edmond Bego është i njohur nga ju për aferat e zgjerimit të Lanës, për privatizimin e tokave publike, për lëvizjen me Taulant Ballën dhe për tenderat e mëdhenj publikë që ka fituar në mënyrën se si ata dijnë ti fitojnë, pa garë dhe me çmimet më të larta.

PD, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Ina Zhupa shtoi se është e pamundur që një kompani e cila në dy vitet e fundit nuk ka shumë më shumë se 100 mijë euro fitime, të bëj një kullë 25 kate që kushton se paku 20 milionë euro.

Mirala Zeraliu është administratorja dhe pronarja e “Ana sh.p.k” e cila rezulton se është një kompani që nuk ka më shumë se 100 mijë euro fitime në ato që deklaronte vetë në Drejtorinë e Tatimeve për dy vitet e fundit. Atëherë kjo kullë këtu mbrapa nesh me sipërfaqen që ka dhe me atë që përfaqëson shkon diku tek 20 milionë euro për tu ndërtuar dhe më pas me një transaksion shitje kjo kullë i shkon vlera diku tek 60 milionë euro.

“Prokuroria shqiptare, shtoi Ina Zhupa, ka për detyrë të hetojë Erion Veliajn si një lavatriçe e pastrimit të parave të pista, të hetojë lidhjet e tij me Edmond Begon dhe të hetojë se çfarë fshihet pas kësaj kulle që po ndërtohet në mes të qendrës.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re