Partia Demokratike dje dorëzoi në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) dosjet sipas tyre me faktet se përse duhet të shpallet pavlefshmëri e zgjedhjeve në 9 qarqe. Etjen Xhafaj nga PS, që u zgjodh deputet në 25 Prill u shpreh se brenda dosjes që dorëzoi PD-ja ka argumente politike dhe jo fakte.

“U çuan argumente tërësisht politikë. Unë kam dëgjuar ato që janë thënë në ato dy bashki që kam drejtuar, kam dëgjuar argumentet e zonjës përballë, jam konsideruar si kapo-bandë skafist nga Vlorë, si një njeri që kishte ardhur të menaxhonte krimin.

PD e ka nxjerrë veten jashtë të gjithë proceseve vendimmarrëse politikbërëse në tre vitet e fundit. Nuk janë vjedhur zgjedhjet” tha Xhafaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re