Partia Demokratike i është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha ndaj kreut të PD, Lulzim Basha.

 

Në reagimin e PD, thuhet se Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra Mes të tjerash, PD thekson se demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik.

 

“I braktisur nga demokratët, me hallin qe sa vjen dhe i rritet, Sali Berisha vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke treguar gënjeshtra. Demokratët dhe Shqiptarët e panë me 8 janar fytyrën e vërtetë të Sali Berishës, urdhëruesit të dhunës mbi PD. Demokratët dhe Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur me një mashtrues kronik. Demokratët kanë zgjedhur të ardhmen, shqiptarët duan dhe meritojnë një jetë më të mire”, thuhet në reagimin e PD.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re