Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jolio Dine ka denoncuar ditën e sotme që nxënësit e shkollës “5 dëshmorët” në Ksamil po intimidohen nga Partia Socialiste.

Sipas Dines, ish-kreu i FRPD-së në Sarandë, nxënësit po anëtarësohen në PS me anë të urdhrave të drejtorit Besnik Abedini.

Meqenese kerkuan prova pas statusit tim, ju ofroj kete fotografi nga shkolla “5 Deshmoret” Ksamil me drejtor Besnik Abedini!

Politike ne mesim!

Nxenesit anetaresohen ne Partine Socialiste me urdher te drejtuesve te shkollave!

25 prilli eshte afer, akoma me afer eshte edhe ndeshkimi per kedo qe shkel mbi dinjitetin e nxenesve!

Mbajeni mend!

Arsimtaret ne fushate te eger per vota!

Informacione te ndryshme mberrijne se drejtues shkollash po intimidojne nxenesit per te votuar Partine Socialiste ne zgjedhjet e 25 prill. Voten ata e shperblejne me nota te mira e kalime klase.

Kjo eshte thirrja e fundit qe behet!

Ne rast se keta Drejtore per te cilet ka mberritur informacioni, vazhdojne ende me keto presione, do te depozitojme kallezim penal ne Prokurorine e Sarandes.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re