Skip to content

PD kërkoi të fuste në rendin e ditës helmimin e qindra banorëve në Krujë, rrëzohet me shumicë votash

Ka nisur me rrëzimin e kërkesës së opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, seanca e Kuvendit. Ishte kreu i grupit parlamentar të PD-së Alfred Rushaj ai që kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, duke nisur diskutimin me situatën kritike të helmimit të qytetarëve në Krujë, gjë që u refuzua nga PS.

Taulant Balla tha se duhet të lejohen institucionet që të kryejnë të gjitha hetimet për rastin dhe se Kuvendi nuk mund të ketë rol hetues, dhe as çështja të përdoret politikisht.

Me shumicë votash, Kuvendi vendosi që rendi i ditës të mos ndryshohej.

Rushaj: 10 deputetë kanë kërkuar që të ndryshohet rendi i ditës, dhe të kalohet për diskutim helmimi i qytetarëve në Krujë. Kemi të bëjmë me një papërgjegjshmëri për helimimin e qytetarëve. Kuvendi e ka detyrim që të diskutojë për këtë ngjarje të rëndë që ka çuar në dëmtimet masive të shëndetit të qytetarëve në këtë bashki

Balla: Dua t’u uroj shërim të shpejtë. Rezulton të jenë të kontaminuar nga uji i pijshëm prokuroria dhe policia ndodhen në terren  dhe po bëjnë të gjitha hetimet e nevojshme. Nuk e di që Kuvendi ka atribute të bëjë qoftë e hetime penale qoftë të karakterit mjekësor.

Këto duhet ti bëjnë autoritet shëndetësore. Është një çështje që nuk mund të hyjë në rend të dite pasi nuk ka një kërkesë për interpelancë për këtë çështje. Çështjet që diskuton Kuvendi nuk janë debate kafenesh. Nuk duhet politizuar ajo çështje, mund të thërrisni një intepelancë javën e ardhshme.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb