Partia Demokratike ka kërkuar që të ndërpritet seanca e ditës së sotme pasi kryeministri Edi Rama ka “injoruar” debatet me opozitën.

Alfred Rushaj ka deklaruar se opozita e ka respektuar Kryeministrin dhe e ka dëgjuar për shpalosjen e planit për katër vitet e ardhshme, por ka kërkuar edhe Rama të bëjë të njëjtën gjë duke ardhur dhe të përballet në sallë.

Pas kësaj kërkesa, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i jep 3 herë fjalën Lulzim Bashës, por kreu i opozitës refuzon të flasë.

Basha qëndronte ulur dhe i kërkoi mazhorancës që t’i thoshte kryeministrit të vijë dhe të përballet me ato çfarë ka bërë 8 vite qeverisje. Seanca më pas u ndërpre, ndërsa zyra e kryeministrit njofton se Rama mbërrin në orën 17:00 në sallën e Kuvendit.

LAJM I FUNDIT/ Kryeministri Rama injoron opozitën në Kuvend, PD kërkon ndërprejen e seancës

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re