Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, pedagogu i njohur, Rezart Prifit, teksa bisedohej për qëndrimet e fundit të presidentit Meta u shpreh se sipas tij këto të fundit janë të drejta por mënyra si i ka komunikuar është e vjetër.

Sipas Priftit, Meta po përdor metoda të ’92-it, të cilave u ka ikur koha.

Rezart Prifti: Qëndrimet kanë qenë të drejta. Mënyra si i ka komunikuar kanë qenë për mendimin tim demode. Folklorizmi i tepruar, etj etj, janë gjëra që janë të 92-it.

Alban Dudushi: Ti po e gjykon si politikan apo si President?

Rezart Prifit: Si të dyja. Ligjërisht si president është në rregull. Presidenca çfarë është? Organ politik është.

Në fund të ditës, ne kemi vuajtur nga presidentët se s’kanë mbajtur qëndrime. Kemi patur president që kanë fjetur, që kanë mbajtur qëndrime bajate, komplet…

Unë po them që qëndrimet, çuditërisht i ka patur të drejta, por për komunikim është dramë e madhe, i ka shitur keq…folklorizmi, kjo puna e Allendes, nuk shkojnë më. E para janë të ’92-it, e dyta i dogji Kreshnik Spahiu këto … patriotizmin e gjëra të tilla… kështu që sot duhet të jesh pak më modern.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re