Aksi rrugor Elbasan-Peqin është bllokuar mbrëmjen e sotme përshkak se një pemë është rrëzuar në rrugë.

Mësohet se një pemë gjigande është rrezuar si pasojë e motit të keq, në fshatin Broshkë. Pema ka përfunduar në rrugë, ndërkohe është shkëputur edhe një shtyllë elektrike.

Shqipëria është goditur nga përmbytjet ditën e fundit, prej reshjeve të dendura të shiut. Probleme janë raportuar në Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë, Elbasan, etj.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re