Një zjarr masiv përfshiu këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.

Nga zjarri masiv janë përfshirë edhe dy banesa.
Flakët që shkrumbuan të gjithë tregun, përfshinë edhe një banesë aty pranë, ndërsa mund të djegin edhe shtëpi të tjera në zonë, duke rrezikuar jetën e banorëve.

Sikurse duket nga pamjet e përcjella nga gazetari Klodian Zhivani, vetë qytetarët kanë ndërhyrë mes flakëve dhe shtëllungave të mëdha të tymit, për të shpëtuar njëri-tjetrin nga zjarri shkatërrimtar.
Forcat zjarrfikëse, që mbërritën menjëherë në vendngjarje po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re