I dërguari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka nisur ditën e sotme vizitën në Serbi. “Tajung” shkruan se në orën 18:00 Lajçak është pritur nga Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në ndërtesën presidenciale.

Tema kryesore e bisedës mes të dyve do të jetë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që pas përfundimit të mbledhjes do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për mediat.

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë -Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, ka filluar një vizite në Kosovë në 1 Mars ku ka qëndruar deri ditën e sotme. Tema kryeasore e vizitën së Lajçak në Kosovë ishte dialogu me Serbinë.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re