Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka përfunduar faza e parë e punimeve në aksin Qafë Kashar – Rinas.

Bëhet me dije se nesër fillon puna për fazën e dytë për të shtruar gjysmën e dytë të këtij segmenti kaq të rëndësishëm që lidh vendin tonë me aeroportin e Rinasit.

Njoftimi i plotë:
Përfundoi faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas
Nesër fillon puna me fazën e dytë: UNIVERSITETI EPOKA – RINAS AEROPORT.
Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 10 ditë
• Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas
• Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar
Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë – Drejtimi Durrës
Si në Fazën e parë dhe në fazën e dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re