Përfundon mbledhja e grupit parlamentar në Partinë Demokratike e cila kishte nisur prej orës 12:30.

“Diskutuam strategjinë e opozitës në Parlament. Më vonë do të detajojmë punën në komisione. Armiku i vetëm i shqiptarëve është Edi Rama”, deklaroi Enkelejd Alibeaj në dalje të selisë blu.

I pyetur për ndryshimet kushtetuese në lidhje me procesin e Vettingut, Alibeaj deklaroi se opozita do të bëjë gjithçka për të larguar Ramën.

Me Ramën do luftojmë të gjithe me të gjitha strategjitë dhe me çdo mjet tjetër për ta larguar”, tha Alibeaj.

Burime të “Fax News” bëjnë me dije se Flamur Noka ka debatuar gjatë mbledhjes duke kërkuar që t’i jepet zgjidhje situatës së krijuar pas përjashtimit të liderit historik të PD-së, Sali Berishës.

Pas vendimit për të përjashtuar Sali Berishën, ditët e fundit ka pasur zhvillime të rëndësishme në Partinë Demokratike e cila është ndarë në dy kampe. Lideri historik i PD-së ka nisur një tur takimesh me demokratët në të gjithë Shqipërinë ku kërkon që nëpërmjet referendumit të përcaktohet kryetari i ri i PD-së.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, edhe Partia Socialiste mblodhi kryesinë e Grupit Parlamentar, gjatë të cilës është diskutuar mbi ndryshimet Kushtetuese si edhe vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re