Pak para nisjes së seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar.
Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit.
Pasi diskutoi për 10 minuta me grupin, Basha iu drejtua institucionit të Kuvendit në këmbë, duke u ndjekur nga të zgjedhurit e rinj të PD-së. Basha shoqërohej në krah të Zef Hilës. Ne dalje te selise se PD-se, Basha u prit nga disa militante demokrate, me thirrje ‘turp, turp’, pasi kundershtojne vendimin qe u mor dje ne lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u perjashtua nga grupi parlamentar.
Ndryshe nga çdo herë tjetër, ish-lideri i PD-së, Sali Berisha, s’do të hyjë në këtë parlament si pjesë e grupit parlamentar të demokratëve, por si deputet i pavarur. Kjo pasi dje Basha mori vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zgjidhjen e çështjes që lidhet me vendimin e DASH për shpalljen non-grata nga SHBA.