Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Burime bëjnë me dije për Fax news, se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

Shkak për aksidentin është bërë lagështira e madhe që ka qenë e pranishme në këtë aks rrugor.

Njoftimi i policise: 

Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re