Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në kryeqytet. Një 42-vjeçar është qèlluar me thíkè nga kunati i tij 34 vjeçar, i cili ishte në gjendje të dèhùr.

Për pasojë, víktíma nuk ka arritur ti mbijetojë plágëve të marra dhe ka gjetur vdèkjen në spítal. Pòlicia ka arritur të árrèstojë autorin e dyshuar dhe pritet që të merret dëshmia e tij për të zbardhur ngjarjen e rèndë.

Njoftimi i pòlicisë

Plágòsi me thíkè me pasojë vdèkjen kunatin e tij, vihet në pránga nga sherbimet e Pòlicisë autori i dyshuar i ngjarjes.

Rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji” pas një konflikti të çastit, për motive të dòbëta shtetasi K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dèhùr ka gòditur me thíkè në qafë kunatin e tij shtetasin V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plágës së marrë ka ndërruar jetë në spítal.

Sherbimet e Pòlicisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe árrèstimin e autorit. Nën drejtimin e Pròkurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re