Gazetari investigativ Artan Hoxha shkruan se po pret me ankth që ‘zëdhënësit’ e klanit mafioz “Ndrangheta” të sqarojnë se cili person ka qenë kontakti i tyre në Presidencë, Kryeministri e Bashkinë e Tiranës.

Në një status në profilin e tij në Facebook, 24 orë nga buja që po bëjnë në media përgjimet e klanit mafioz, Hoxha shkruan se duhet sqaruar ‘kjo punë’, sepse vetë përfaqësuesit e institucioneve në vendin tonë nuk pranojnë të kenë lidhje me ta, por në fund të fundit, “Ndrangheta” nuk ka konktauar me ‘barinj në male’.

“Ne pritje te reagimit zyrtar per media, te zedhenesit te NDRAGETA-s. 

Aman na e sqaroni kete pune, se po presim me ankth… 

Na thoni kush eshte kontakti juaj, ne presidence, ne kryeministri apo ne bashkine e Tiranes!!! 

Nuk na mbetet hatri edhe po ti keni kontakte te tre… Ne fund te fundit, ju nuk do kontaktoni me barinjte ne male!!! 

Deri tani ka reaguar per median, presidenti, kryebashkiaku i Tiranes, Grida Duma e PD-se etj.  

Por asnjeri nuk pranon te kete lidhje me ju…”, shkruan Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re