Skip to content

PERGJIMET: Na ka thirrur SPAK, drejtori na ka bërë 20 herë mbledhje se çdo themi! Na ka dalë garant Fatos Tushe

Që SPAK kishte nisur hetimet ndaj Fatos Tushes dhe punonjësve të Bashkisë në Lushnje, grup i punonjësve të Bashkisë nën hetim ishte vënë në dijeni, madje për këtë sipas përgjimeve të një nga personave të arrestuar, kryebashkiaku Fatos Tushe kishte bërë 20 herë mbledhje se çfarë do u thuhet prokurorëve.

Punonjësi 1: Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni

Punonjësi 2: Kush do pyetet tjetër

Punonjësi 1: Unë, Ilva dhe Inxhinieri

Punonjësi 2: Po ajo çne

Punonjësi 1: Është njësi ajo

Punonjësi 1: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë

Punonjësi 2: Ti?

Punonjësi 1: Në të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë

Punonjësi 2: Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia

Punonjësi 1: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim

Punonjësi 2: Ahtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton

Punonjësi 1: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot

Punonjësi 2: Kush tha

Punonjësi 1: Drejtori dhe ai miku jot

Punonjësi 2: Epo mirë

Punonjësi 1: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje

Punonjësi 1: … Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.