Rëndohet gjendja e myftiut te Shkodrës Muhamed Sytari. Myftiu prej disa ditësh është i infektuar me koronavirus.

Pas rëndimit të gjendjes së tij familjarët kanë vendosur ta dërgojnë në Turqi.

Muhamed Sytari është 41 vjeç, ndërkohë pak ditë më parë drejt shtetit turk është dërguar edhe i ati i tij, po ashtu i infektuar me koronavirus.

Situata e pandemisë në vend vijon të jetë e përkeqësuar. Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje 490 raste të reja dhe shtatë humbje jete.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re