Skip to content

Përkeqësohet situata e zjarrit në tunelin e Kalimashit, flakët shumë afër aksit nacional

Vatra e zjarrit në Majën e Rrunës, mbi tunelin e Kalimashit vijon të jetë ende aktive. Flakët kanë përparuar ndjeshëm pasditen e sotme duke u kthyer dhe në një rrezik potencial dhe për përdoruesit e rrugës.

Terreni i thepisur e vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve nga toka ndaj kërkohet ndërhyrje nga ajri.

Drejt tunelit të Kalimashit janë nisur Forcat e Armatosura të Shqipërisë, si dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Gjendja duket tepër alarmante ndaj kërkohet ndërhyrje e specializuar sa më shpejtë për neutralizimin e flakëve.

/faxweb