Shirat me intensitet të lartë kanë shkaktuar sërish probleme në qarkun e Shkodrës.
Mësohet se forcat e FNSH kanë evakuuar disa familje në lagjen Perash të Shkodrës.
Siç shihet dhe nga pamjet, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë për të shpëtuar qytetarët, banesat e të cilëve janë përfshirë nga uji.
Kujtojmë se prej disa kohës disa zona në këtë qark po vuajnë si pasojë e përmbytjeve, siç është dhe Oboti.
