Arbana Osmani është sruprizuar nga babai i saj në puntatën e fundit të sezonit të emisionit. Pa i treguar asgjë, stafi i kishte sjellë në studio babain Demir Osmani, i cili shtángu totalisht moderatoren e njohur.

Ajo rrëfeu se ishte hera e parë që shfaqej në një studio me babain, ndonëse krítikuesi i saj i parë kishte qenë vetë ai. “Për mua ishte hera e parë që isha autore e një programi, pra kur nisa projektin e Dua të të bëj të lumtur, prisja që kritikat e para t’i merrja nga mami, por jo ishte vetë babai që më krítikoi duke më thënë se nuk e pëlqente programin”,- tha moderatorja.

Nga ana tjetër zoti Demir u shpreh se ishte krenar për arritjet e Arbanës dhe se ishte krenar që kishte një vajzë si moderatorja dhe kjo gjë e përloti Arbanën.

“Për mua është krenari që tashmë kur shkoj diku nuk më njohin më si Demiri, por si babai i Arbanës. Jam tepër i lumtur që ti je shndërruar në një model, prandaj të them vazhdo në këtë rrugë sepse kjo është rruga e duhur. Ti je ndryshe nga ne të gjithë, sepse je bamirëse, prandaj jam shumë po shumë krenar për ty”,- u shpreh zoti Demir.(A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re