Një 38-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur të premten paradite në afërsi të fshatit Dushar, në zonën e Lozhanit.

Burimet  bëjnë me dije  se një mjet tip IFE, i ngarkuar më lëndë drusore, brenda të cilit udhëtonin pesë persona është përmbysur dhe si pasojë ka humbur jetën Drejtori i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Maliqit.

Sipas të dhënave viktima ishte pasagjer, por në momentin e aksidentit është hedhur nga mjeti për të shpëtuar, por ky i fundit e ka zënë poshtë duke i marrë jetën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re