Skip to content

Përmbytjet në zonën e Bubqit, gazetari publikon videot e situatësnë terren: Dëm ekonomik kolosal, banorëve u janë prishur hektarë me tokë të mbjella

Shirat e rrëmbyeshëm të dy ditëve të fundit kanë bërë që shumë zona në të gjithë territorin e vendit të përmbyten nga uji. Gazetari Aulon Kalaja përmes një videoje të publikuar nga fshati Murrqinë i Bubqit, demostron situatën e rëndë të banorëve të fshatit.

Sipas tij banorët kanë kaluar orë të tensionuara gjatë natës, pasi u janë prishur hektarë me tokë të mbjellura, ku dëmi ekonomik është kolosal për të ardhurat e tyre.

“Përshëndetje të gjithëve ndodhemi në fshatin Murqinë, aty ku data shënon 25 Janar, siç e shikoni  i gjithë ky territor është i pushtuar nga uji. Nata e mbrëmshme ka qenë shumë e vështirë për këta banorë, siç e fokusojmë edhe pas shpinës sime këtu ka shumë shtëpi të banuara. Qytetarët kanë qenë totalisht të përmbytur”, thotë gazetari Aulon Kalaja.(F.M/Faxweb.al)

/faxweb