Një aksident tjetër në rrugën që lidh Sofratikën me Libohovën. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë një prej tyre është përmbysur në kanal. Fatmirësisht nuk ka humbje jete, por është lënduar lehtë vetëm drejtuesi i fuoristradës që doli nga rruga, shtetasi me inicialet I.K. Ai është transportuar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia në vendngjarje ka bërë shoqërimin e drejtuesit të makinës tjetër. Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re