Skip to content

Përplasen dy makina në Sarandë, dërgohen me urgjencë në spital shoferët

Mesditën e sotme, rreth orës 12:40, në rrugën Sarandë-Muzinë, një mjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen F.SH, është përplasur me një tjetër mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin Z.R.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/faxweb