Një skenë e rrallë ka ndodhur në ndeshjen mes Serbisë dhe Portugalisë. Rezultati i takimit ishte 2-2, ndërsa Cristiano Ronaldo do të shënonte në minutën e fundit.

Teorikisht, pasi topi e kishte kaluar vijën e portës.Por nga ana tjetër nuk ndante të njëjtin mendim arbitri që i ka mohuar hapur tre pikët Portugalisë, duke mos e quajtur golin. Menjëherë Ronaldo do të dilte nga fusha e lojës i nervozuar, duke hedhur edhe shirtin e kapitenit në tokë.

Kjo sjellje mund të sillte edhe disa kritika nga tifozët e Portugalisë, por futbollisti ka shpjeguar gjithçka nëpërmjet një reagimi në “Facebook”.

“Të jem kapiten i Kombëtares së Portugalisë është një nga krenaritë dhe privilegjet më të mëdha të jetës sime.

Unë jap dhe gjithmonë do të jap gjithçka për vendin tim, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Por ka momente të vështira për t’i bërë ballë, veçanërisht kur ndihemi sikur një komb i tërë po dëmtohet. Kokën lart dhe përballemi me sfidën e radhës! Jepi Portugali!”, shkruan Cristiano Ronaldo.

(E.H/Faxweb.al)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re