Beteja e nisur prej muajsh mes Sali Berishës dhe Ben Blushit, përfundon në gjykatë.

Gazeta Shqip shkruan se Blushi e ka paditur këtë të fundit në gjykatë, për shpifje.

Sipas Blushit, Berisha ka kohë që hedh baltë ndaj tij dhe familjarëve të tij, ndaj ka vendosur që t’i drejtohet gjykatës.

Blushi prej muajsh është vënë në qendër të sulmeve nga Aleksandër Frangaj, dhe në këtë betejë është përfshirë edhe Berisha.

Mendohet se gjithçka nisi pas daljes së TV Klan nga Digitalb.

Akuzat ndaj Blushit kanë qenë të shumta, por edhe ky i fundit është përgjigjur me të njëjtën monedhë ndaj Frangajt dhe Berishës, ndërsa këtë të fundit tashmë ka vendosur ta padisë në gjykatë.

Kjo, duke qenë se në muajt e fundit, Berisha ka postuar plot 75 statuse kundër Blushit, me akuza të ndryshme.

Akuza që sipas Blushit, janë shpifje.

()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re