Antimiting të turpshme në kushtë feste, kështu e cilësoi drejtuesi politik i part i Qarkut të Elbasanit përplasjen mes simpatizantëve të PD-PS një ditë më parë në Elbasan, ku nuk munguan edhe episodet e dhunës.
Gjatë një takimi në një familje Elbasanase , Balla tha se festën e kishte populli, ndaj PS anuloi aktivitetet politike në Elbasan. Teksa fajësoi Lulzim Bashën si organizator , Balla e krahasoi me Ilir Metën dhe Sali Berishën.
Teksa i konsideroi antipolitike dhe të pahijshme thirrjet e simpatizantëve të PD, drejtuesi Politik i PS i bëri thirrje demokratëve të distancohen nga ngjarja e një dite me parë.
Kujtojmë se Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit simpatizantët e PS-së dhe të PD-së u përleshën me njëri-tjetrin duke e kthyer këtë festë në një kaos. Mbështetësit të PD dhe PS u përleshën me njëri-tjetrin pas thirrjeve ‘Rama ik’ nga turma.
Kryeministri Rama i shoqëruar nga deputetë dhe drejtues vendor u ndodh në të njëjtën kohë me kreun e PD-së Lulzim Basha në Elbasan duke shkaktuar trazira mes simpatizantëve.
(R.G/Faxweb.al)
/faxweb
