Meta:

Përshëndes qytetarët e Fierit për pjesëmarrjen dhe për ecurinë e ditës së sotme në Fier. Për fat të mirë kjo po ndodh kudo në të gjithë vendin dhe kjo është një nga ditët më të mrekullueshme për vendin tonë dhe është një ditë ku të gjithë shqiptarët të tregojnë besimin që kanë te demokracia dhe të japin kontributin e tyre dhe njëkohësisht kanë treguar mirëkuptim dhe respekt.

Me këtë rast i ftoj të gjithë qytetarët jo vetëm ata që nuk kanë votuar, por dhe ata që skanë patur mundësinë të votojnë, të rikthehen dhe të votojnë të lirë.

Ftoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat të tregojnë se Shqipëria është e tyre dhe ka nevojë për votën e tyre dhe optimizmin e tyre.

Jam i sigurt se mbarëvajtja do të jetë një kontribut i jashtëzakonshëm për integrimin e Shqipërisë në BE për rikthimin e normalitetit të institucioneve pa u lodhur dhe pa i dhënë peshën e duhur incidenteve.

Për të gjithë mediat iu them që të vazhdojnë këtë raportim.

Unë besoj dhe jam optimist që njerëzit do të rikthehen në kutitë e votimit dhe besoj që shqiptarët do e kuptojnë përgjegjësinë për të ardhmen e vendit dhe nuk do të mungojnë në kutitë e votimit.

Është momenti për të rivendosur llogaridhënien në të gjithë vendin dhe kjo realizohet përmes votës. Hetimi i krimeve zgjedhor në orët e në vijim do të vijojë.

Marrëdhëniet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera dhe do të jenë më të mirat. Ftoj shqiptarët që të votojnë dhe të zgjedhin kandidatin që kanë më shumë besim që do ti mbrojë interesin e tyre.

Zgjedhjet në Shijak të mrekullueshme dhe në të gjithë Shqipërinë ka një mbarëvajtje të procesit. Duke shenjtëruar votën dhe garantuar barazinë e saj do të jemi të barabartë para ligjit.

Është një moment historik jo për 4 vitet që vijnë por për një plan afatgjatë dhe ti sigurojmë qetësi vendit tonë dhe fëmijëve tanë dhe të mos harrojmë se sa e rëndësishme është për shqiptarët në rajon ky proces. Unë besoj se të gjithë do të bashkëpunojmë në orët në vijim.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re