Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasje me armë zjarri në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti, e cila thekson se përplasja me armë ka ndodhur orës 20:00.
Ajo ka thënë se personi i dyshuar për plagosje, në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët i janë kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar, i njohur për policinë, janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar, i cili në ikje e sipër ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë, të cilët detyrimisht i janë përgjigjur në mënyrë të njëjtë. Aktualisht, hetuesit policorë janë në kërkim të personit të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.
/faxweb