Një përplasje fizike ka ndodhur në mes të Tiranës, ku janë përfshirë disa persona dhe ndërkohë një polic i ndodhur pranë ka tentuar të nxjerrë armën për të vënë situatën nën kontroll.

Pjesë e ngjarjes është bërë edhe operatori i Fax News ku në momentin që ka tentuar të filmojë konfliktin, është sulmuar fizikisht nga agresorët.

Edhe pse operatori i Fax News ka thënë se është në krye të detyrës, dhe punonjës i medias, në drejtim të mjetit të tij është gjuajtur me karrige, dhe më pas është tentuar dhe dhunimi i tij fizik.

E gjithë ngjarja është zhvilluar në praninë e policisë, që duket se e ka pasur të pamundur që të shuajë konfliktin, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i sendeve të forta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re