Skip to content

Përplasje në Open/ Ministrja Denaj: A e dini ju zoti Kadia kur mbaron pandemia…”?!

Në Open në Top Channel Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj foli për masat e qeverisë për ekonominë në pandeminë e koronavirusit.

Ministrja u përball me analistat Neritan Sejamini dhe Besart Kadia. Kadia tha se qeveria akoma nuk e ka një plan ekonomik për bizneset e mëdha.

“Akoma nuk ka një plan për bizneset e mëdha. Sot doli kryeministri foli dhe tha se do ta shohim. Tani nuk ka çfarë shikohet, tani duhet të veprohet. Bizneset e mëdha po heqin punonjësit nga puna. Fasoneritë po mbyllen dhe heqin punonjësit nga puna”- tha Kadia.

“Kemi plan dhe kemi nisur dëmshpërblimet.  Por themi do ta shohim pasi nuk mund ta parashikojmë kur përfundon kjo pandemi. A e dini ju zoti Kadia kur mbaron pandemia- tha ministrja Denaj.