Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me përplasjen mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë së Tiranës në lidhje me zgjedhjet në shoqatën rajonale të futbollit Tirana.

 

Me një postim në Twitter, Meta thotë se zgjedhjet në FSHF duhet të jenë të lira dhe transparente.

 

“Të papranueshme dhe të dënueshme tentativat brutale të politikës, jo për herë të parë, për të ndërhyrë me presion dhe shantazh në zgjedhjet e FSHF që duhet të jenë të lira, paqësore, të pavarura, transparente dhe me integritet”, shkruan Meta.