Një qytetar i cili po kalon pushimet në qytetin e Vlorës ka folur për gazetaren e Fax News, Afrovita Hysi, në lidhje me përplasjet e fundit polici-biznese në Lungomare për mbylljen e muzikës kur fillon ora policore.

Qytetari u shpreh se muzika është jeta dhe se natyrisht është pro muzikës. Gjithsesi, ai bën thirrje bizneseve që të ndryshojnë pak muzikën dhe ta kombinojnë atë, në mënyrë që të mos ketë gjithë kohës muzikë të zhurmshme.

Më tej ai ka rrëfyer dhe një eksperiencë në Antalia, ku ka qenë së bashku me zonjën e tij. Ai tha se kishte disko larg qendrave të qytetit ku dhe mund ta gdhije po të doje.

“E mbështesim protestën, sepse ora 12 në plazhe është ora 8 e zakonshme dhe nuk është orë shumë e kaluar. Veccse do të thoja për të zotët e lokaleve, për llojin e muzikës që aplikojnë. Kuptohet që këtu ka jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga gjithë Europa, dhe nuk them që të vendsoin vetëm këngë shqiptare, por t’i bien fyellit vetëm një vrimë ‘babum, babum.’… Të kombinohet muzika. Nuk jam ekstremist, nuk them të këndojë grupi lab. Jua thashë muzika është jeta. Duhet të dëgjosh. Ne kemi qenë në Antalja me zonjën, vetëm se ishin larg qendrave. Kishte disko, mund dhe ta gdhije po të doje. Të tjerët nuk i shqetësoje. Kishte aktivitete vetëm për fëmijë. Prezenca e policisë duhet por jo me ekstremitete”, tha ai.

Për gazetaren e Fax News, Afrovita Hysi, ka folur edhe aktivistja Ira Kurti. Ajo tha se i vjen mirë që qytetarët protestojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre.

“Kam ardh për pushime. Po kaloja rastësisht dhe pashë të rinjtë që ishin mbledhur në protestë. Protesta më duket shumë e mirë. Më vjen mirë që njerëzit janë zgjuar dhe kërkojnë të drejtat e tyre. Nëse shkon për pushime, i do të gjitha. Puna është se virusi nuk ka orar. Këtu qëndron budallëku i qeverive kudo në botë. Deri në 12 të natës s’ka virus pastaj vjen? Këto cc’a nuk sajojnë. Policia duhet të marrë mësimet e veta. Unë jam një nga ata që më kanë marrë zvarrë. Jam Ira Kurti. Policia duhet të mësojë se njeriu nuk është placckë. Duhet të mësojnë ligjet dhe kushtetutën mbi të gjitha”, tha Kurti.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re