Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve në limitet e kohës listën e saj të kandidatëve për deputet. Ajo që vihet re në listë zyrtare në ndryshim me listën paraprake të bërë publike është përfshirja e ish-deputetit Luçiano Boçi në vendin 7-të në Elbasan.

Boçi fillimisht është lënë jashtë garës elektorale, por me sa duket pas diskutimeve intensive në strukturat e PD-së është parë e arsyeshme përfshirja e tij në listë.

Kujtojmë se 10 janë emrat e deputetëve nga grupi i 2017, që janë larguar nga Lulzim Basha duke u zëvendësuar nga prurje të reja janë:

Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka, Halim Kosova, Xhemal Gjunkshi, Florion Mima, Endri Hasa, Genc Pollo, Hekuran Hoxhalli, Klevis Balliu, Andon Frrokaj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re