Mbyllet testimi i aftësive fizike për përzgjedhjen e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se nga 325 kandidatë pjesëmarrës, janë kualifikuar 210 prej tyre.

BKH ka bërë me dije se kandidatët e kualifikuar, në datën 15 qershor, do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.

Ndërkohë që bëhet e ditur se testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

NJOFTIMI I BKH

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 10.06.2021, mbylli procesin e Testimit për Aftësitë Fizike, për kandidatët “Hetues” në Byronë Kombëtare të Hetimit. Nga 325 kandidatë pjesëmarrës, u kualifikuan 210 kandidatë dhe 115 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 15.06.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim.
Testi i Esesë me shkrim do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve. Testimi i Aftësive Fizike u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re