Një peshkaqen më shumë se 400 kilogramë është kapur nga disa peshkatarë në brigjet e Sydney-t.

Disa foto të shkrepura gjatë momentit të kapjes, tregojnë peshkaqenin e ngordhur që i varej koka nga fund ii barkës. Pesë peshkatarë australianë arritën të kapnin bishën e egër të detit pas 45 minutash luftë me të.

Peshkaqeni i kapur ishte e llojit tigër dhe ky është një lloj i njohur për natyrën e tij të egër dhe për numrin e vrasjeve të njerëzve, gjithmon pas peshkaqenëve të bardhë.

Tufat e këtij lloj peshkaqeni tashmë është vendosur gjatë brigjeve lindore të Australisë dhe këta pëshkaqenë rriten deri në 7.62 metër, ndërsa pesha e tyre arrin deri në 800 kilogramë.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re