Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar ditën e sotme një takim me shefin e spak, Arben Kraja.
Lajmin e ka bërë publik vetë ambasadorja përmes një postimi në Twitter, ku ka shprehur pritshmëritë se SPAK do të ndjekë penalisht personat e përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuar, pavarësisht ngjyrimit politik, pasurisë apo fuqisë së tyre.
Postimi i plotë i Yuri Kim:
U takova me shefin e SPAK Arben Kraja për të nënvizuar pritshmërinë që SPAK do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht se sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të NBI, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë.
Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata krim). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e € 70+ milion që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb